Merret sot vendimin përfundimtar për Adriatik Lllallën që mund ta çojë në pranga, avokati sërish justifikime: Është si pa qejf, ka shkuar në spital

22 Shtator 2021, 12:26Kronika TEMA

Teksa sot pritet që Gjykata e Posaçme të japë vendimin përfundimtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, avokati i këtij të fundit thotë se është i sëmurë.

Sokol Hazizaj, është shprehur se Llalla është shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Vendimi ndaj ish kryeprokurorit pritet të jepet nga nje trupë kryesuese e përberë nga 3 anëtarë, ku kryesuese është gjyqtarja Nertina Kosova dhe anetarët Milana Muça dhe Dhimitër Lara.

Nëse Gjykata e Posaçme pasi të dëgjojë avokatin e shpall sot vendimin dhe deklaron fajtor Adriatik Llallën, atëherë ky i fundit mund të arrestohet menjëherë.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Sot, nëse ai shpallet fajtor nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashhtu, ai është përjashtuar për 5 vite nga funksionet publike.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

4 komente në “Merret sot vendimin përfundimtar për Adriatik Lllallën që mund ta çojë në pranga, avokati sërish justifikime: Është si pa qejf, ka shkuar në spital”

  1. Hasoni says:

    Po ca spitali ai ja ka mbathur ne ndonjë vend qe ska ekstradim, pastaj gjykatat shqiptare të denojne ne mungesë pse duhet prezent patjetër ky qe ka vjedhur si kur të ishte roje kooperativave jo prokuror i përgjithshëm

  2. ILYRIA says:

    PO po te jete i semure me semundje te pasherueshme, shume lehte e kane Gjykatesit……kerkojne nga Mjeku specialist Diagnozen dhe dergojne Dy Mjek specialist te tjere ( pa ja komunikuar te pandehurit ose Perfaqesuesit te tij Ligjor) te cilet pa humbur Kohe fare e konstatojne edhe njehere gjendjen e te Pandehurit…………..Atehere do kuptohet qarte se ku fle Lepuri…….ose mund te jete e drejte ajo qe konfirmon Mbrojtesi Ligjor i Adriatik Llalles……….Je i drejte me te pandehurin por edhe me Drejtesine qe Ju si Gjykates perfaqesoni……..bejini Publike keto materiale qe ju vijne nga Mjeket Specialist (ndoshta edhe te huaj) dhe cdo gje eshte e qarte per Publikun qe ndoshta edhe fantazon (me te drejte mendoj) per Fabrikacione qe lidhen me ate te shkrete “Kartmonedhe”…………I kane te gjitha Mundesite qe per nje Figure aq Publike sic ishte Llalla, perpos Postit qe mbante, ti tregojne edhe kusurit te Drejtesise shqipetare qe Burgu per Burrat eshte….keshtu qe mos u shqetesoni………ndoshta ju vine ne Mend gjate kohes se lire ne Sheshet e Burgimit , detaje interesante nga Jeta juaj si perfaqesuesit e Drejtesise Shqipetare mbaskomuniste….Turpi e Faqja e Zeze e atij Kombi me ne krye Sal Ram Berishen….Pushtin e Pushtave te atij Vendi……..

  3. Beni says:

    Si ka mundësi që këta që kanë pasur në dorë fatet e njerëzve, semuren ose bëjnë manovra si Like floriri. Ndërsa ata fukarenj që vodhën 10000 lekë energji elektrike, vrasin veten në burg se nuk kanë lekë që t,i paguajnë. Wii Vadis Shqipëria im!

  4. Katunari Llalla kur I shtonte pasurite me poshtersi duke shfrytezuar kolltukun e shtetit nuk ishte semure. Sa kriminel dhe hajdut ka shpetuar nga burgu duke mbushur xhepat. Ketij i takon te bej edhe denimin e atyre qe nuk ka denuar dhe ti sekuestrohet gjithcka. Ky njeri me pamje idioti as per te ruajtur stallat e derra e nuk vlen.Futeni ne kafaz te rregulloj dhomen edhe per efendi Sali zgjebaraku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje