Flet vëllai i gruas së vrarë në Divjakë: Motra kishte vite që dhunohej nga bashkëshorti i saj, shkova në polici për denoncim por meë thanë ik or djalë

21 Shtator 2021, 19:46Kronika TEMA

Nuk ishin problemet ekonomike që çuan në vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Rrasa në Babunjë të Divjakës.

Ky është pretendimi i vëllait të Fëllënza Rrasës që u vra nga burri i saj, teksa thotë se shkak është bërë dhuna e vazhdueshme në familje:

“Më tregoi babai që e kishin gjetur 2 herë nga këtu e deri poshtë të rrahur me gjak. Unë i kam marrë vesh më mbrapa. Pse s’ke bërë denoncim në polici? Sa herë ka qenë fakti i fëmijës ndërmjet”.

Sipas tij, Fëllënza 10 vite më parë kishte tentuar vetëvrasjen, por e kishte duruar dhunën vetëm për hir të djalit të saj:

“Nga vështirësia e çdo gjë ajo ka pirë edhe fotoksina. Edhe e di shumë mirë policia. Kunati, për 10 minuta e çoi në Lushnje, i shpëtoi jetën. Flasim para 10 viteve”.

Klemend Rrasa thotë se kishte shkuar pak ditë para ngjarjes në Policinë e Divjakës për të denoncuar dhunën e kunatit të tij, por denoncimi nuk ishte pranuar:

“S’ma pranuan denoncimin. Thanë nuk t’i marrim përsipër. Duhet të vijë motra jote të bëjë denoncimin në polici”.

Sipas tij, pak ditë para vrasjes, viktima kishte shkuar te shtëpia e prindërve duke kërkuar që mos të kthehej më te bashkëshorti. Por djali i saj Leonardi i kishte thënë që të kthehej.

Mbrëmjen e 18 Shtatorit, Fëllënza Rrasa u qëllua me plumb çifteje në mjekër nga Hekuran Rrasa i cili qëlloi më pas edhe veten.

2 komente në “Flet vëllai i gruas së vrarë në Divjakë: Motra kishte vite që dhunohej nga bashkëshorti i saj, shkova në polici për denoncim por meë thanë ik or djalë”

  1. Kush te rreh te do- thenje e urte shqipetare. says:

    Policeve nuk i ben pershtypje sepse ata vete i shqepin grate e tyre ne dru…. dhe keshtu do shkojme ne Europe ne.

  2. Trak Tor says:

    O Z.Minister i Brendshem a e shikon se cfare bastardesh ke police? Edhe denoncimet per dhune pertojne ti verifikojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje