Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, thellohet tragjedia: Pas nënës dhe motrave, ndërron jetë dhe djali 11-vjeçar

20 Shtator 2021, 14:37Kronika TEMA

Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Lezhë pas shpërthimit të bombolës në hotelin e tyre në Velipojë.

Mësohet se edhe i mbijetuari i fundit Enriko, 11 vjeç ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Pas disa ditëve në koma Enriko Gjoka ka mbyllur ditën e sotme sytë përgjithmonë. Më parë kanë humbur jetën nëna Alketa dhe dy vajzat Daniela dhe Klarisa Gjoka.

Katër anëtarët e familjes mbetën të plagosur nga shpërthtimi i bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë. Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje