U lirua nga qelia, caktohet data për rekursin kundër vendimit ndaj Lulzim Berishës

17 Shtator 2021, 12:58Kronika TEMA

Gjykata e Lartë cakton datën 26 tetor për shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë së Durrësit kundër vendimit gjyqësor qe liroi nga qelia Lulzim Berishën, ish-drejtuesin e “bandës së Durrësit”.

Berisha fitoi lirinë në dhjetor 2016, teksa vuante një dënim me 25 vite burg për krimet e kryera nga banda.

Aktualisht, Berisha është në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhër arresti për të, si i akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje