Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, plagosen 3 anëtarë të familjes

16 Shtator 2021, 20:02Kronika TEMA

Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit rreth orës 19:15.

Të plagosurit janë Q.M. 60 vjeç, B.M. 45 vjeçe dhe B.M. 17 vjeçe. Këta të fundit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit brenda banesës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje