Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të 2020.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme.
Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shume personave për shkak të marrëdhënieve familjare.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit, në banesën e motrave Metani e Bardhi.
Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtëmartesore.
Përparim Ademi (Tela) ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pohuar në polici pas arrestimit se ishte i lidhur me Zhanetën, por distancimi i saj dhe njohja me dikë tjetër duket se ka sjellë dhe vrasjen.
Në dëshminë e tij, Ademi ka deklaruar se është i martuar, por njëkohësisht dhe kishte lidhje me dy motrat.
“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën.
Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë, ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur.
Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër.
Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova.
Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori.
Me kete drejtesi qe kemi ky bandit sigurisht qe do lirohet e pse mos lirohet….
Pika mua,, qe mezi arrij te mbaj gruan.Ky tipi mbaka edhe 2 dashnore plus.
mir ja ke bo!
si mund të rrish ti pa tre gra!!
e aq më pak të shkojnë me dikë tjetër!?
ti i ke pronë tënden dhe askush nuk mund të ti marrë!!
gjynof lali që është hequr dënimi me vdekje,e mbi të gjitha gjynof që nuk je në arabinë saudite se ti kishin qi robt para e pas!!
për tipa si ti gjykatat e tyre janë fantastike,më mirë do ishte enveri,ai mbaronte punë brënda javës!!
aaa u shofshi njehere e mire ndyresira me dy kembe