Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Ardian Çapjas, Elvis Bardhit, Klajdi Dokollit dhe Etien Canit, të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.
Për Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun çështja është e ndarë. Në seancën e kaluar prokurori ka kërkuar bashkimin e çështjes, pasi Çapja konfirmoi nga Dubai që kishte marrë dijeni për seancat në Gjykatën e Posaçme.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë në muajin qershor kërkesën për kalimin për gjykim të çështjes kundër vëllezërve Çapja, dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit (babë e bir) më 15 gusht 2012 në Elbasan, brenda në banesën e tyre.
Ata akuzohen për kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.