Plagosën me thikë 44-vjeçarin, arrestohen babai dhe dy djemtë e tij në Tropojë

13 Shtator 2021, 09:21Kronika TEMA

Policia e Tropojës ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Në operacionin Raja u arrestuan babai Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj.

Për këta persona, Gjykata e Rrethit Tropojë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim, si edhe për shkatërrim prone dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur më 30 korrik, ku në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.

1 komente në “Plagosën me thikë 44-vjeçarin, arrestohen babai dhe dy djemtë e tij në Tropojë”

  1. Kapedani says:

    Pune malokesh, shpellare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje