E gjeti portën e hotelit mbyllur, turisti në Elbasan bie nga muri rrethues teksa tentonte të futej brenda

12 Shtator 2021, 12:05Kronika TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan.

Policia njofton se rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit në Elbsan ku qëndronte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit, dhe është rrëzuar duke pësuar edhe dëmtime.

Ai  tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme  të hotelit  ku rrinte të mbyllur,  është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit  dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje