Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe.
Ky i fundit kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, pasi u shpreh se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.
Ai pretendoi se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën.
“Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam” tha Tushe.
Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.
JULIAN ZONJA…PROKURORI ME I KORRUPTUAR NE SHQIPERI DHE PJESE E KRIMIT TE ORGANIZUAR.