Vrasja e Sabrinës e paramenduar? Zbardhen detaje të reja: Elton Metaj e kishte mbështjellë armën me peshqir

14 Shtator 2021, 13:03Kronika TEMA
Vrasja e Sabrinës e paramenduar? Zbardhen detaje të reja: Elton Metaj

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti Elton Metaj.

“Përballë shtëpisë ndodhet një arë me misër dhe dyshohet se autori ka qëndruar i fshehur aty për disa orë dhe kur janë larguar xhaxhai, vëllai dhe të gjithë burrat ka hyrë nga dera kryesore, e cila ka qenë e hapur pasi kishte 30 minuta që ishte larguar i vëllai i Sabrinës.

Në korridor të banesës ka dalë kunata shtatzënë e ka kërcënuar dhe atë. Më pas ka dalë nëna e Sabrinës që i ka kërkuar të largohet. Ai ka vazhduar të kërkojë Sabrinën dhe kur 23-vjeçarja ka nisur të dalë e ka qëlluar menjëherë.

Trupi i saj është rrokullisur nga shkallët. Shenjat e plumbave janë dhe në katin e e dytë dhe të tretë të banesës. Vajza e vogël po flinte në katin e dytë me gjyshen”, tha Bezat në “Neës24”.

Detajet e ngjarjes flasin për një krim me paramendim nga ana e 31-vjeçarit Elton Metaj, i cili ishte divorcuar prej një viti me Sabrina Bengaj, por nuk e pranonte këtë ndarje.

“E kishte mbështjellë armën me peshqir të madh për të amortizuar zhurmën. Ka dalë nga banesa ku kishte lënë mjetin e tij të ndezur. 10-15 metër më tej ka hedhur peshqirin dhe është larguar”, tregoi Bezat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje