Qëlloi pas shpine për vdekje 23-vjeçaren, Gjykata jep masën e sigurisë për Elton Metajn

14 Shtator 2021, 11:48Kronika TEMA
Qëlloi pas shpine për vdekje 23-vjeçaren, Gjykata jep

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj.

Gjatë seancës ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka pranuar që ka kryer krimin. “E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku Metaj ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje