Akuzohet për fshehje të pasurisë, Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit kushtetues

16 Shtator 2021, 11:56Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit kushtetues, Fatos Lulo, i akuzuar për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në seancën paraprake GJKKO vlerësoi të mos e kalojë për gjykim dosjen, por ta ridërgojë në prokurori për plotësim të hetimit. Përmes avokatit të tij Klodian Skënderi, Lulo këmbënguli se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme.

SPAK njoftoi në korrik mbylljen e hetimit për Lulon, të cilit më herët iu sekuestrua me kërkesë të SPAK një dyqan me sipërfaqe Fatos Lulo 172 m2, në rrugën e Durrësit në kryeqytet.

1 komente në “Akuzohet për fshehje të pasurisë, Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit kushtetues”

  1. K says:

    Hajdutë të korruptuar dhe degjeneruar në çdo qelizë dhe proteinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje