Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi ka bërë me dije se po punohet për përmirësimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së territorit.
Në fjalën e tij në Kuvend, ai ka theksuar se për të kontrolluar abuzimin me mjedisin do të përdoren dhe pajisjet elektronike.
“Në lidhje me kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet policia e shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.
Në lidhje me sigurinë rrugore, do të forcohen masat ndëshkuese dhe do të rriten masat në digjitalizimin dhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar do të jetë prioritet.
Sa i takon integritetit institucional të partisë së shtetit që është e depolitizuar dhe brenda vitit do të sjellim dhe modelet e reja ligji i ri po bëhet nga partnerët amerikanë.
Do të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë së shtetit dhe çdo lëvizje e kupolës do bëhet sipas ligjit”, ka thënë Çuçi.(TemA)
SHpresojme mos te ngelen te shkruajtura ne karte por te zbatohen ne teren ,se nuk e kemi akoma mirqenjen e jeteses ne ate stad te fitojme kulture qytetare,dhe ajo mirqenie sidomos ne kryeqytet eshte fallco nuk eshte rjedhim i punes se ndershme,kamerat e sigurise duhet te ishin vene 25 vjet para qe korupsjoni ,droga,prostitucjoni nuk do te çonte nje armate te rinjsh ne vareza nuk do kishte pastrim parash me betonizimin e SHQIPERISE dhe artificjalishte gjysma e popullsise te SHqiperise nuk do perqendrohej ne TYRANE duke e mbipopulluar dhe automatikishte gjysma e shpenzimeve te buxhetit te shtetit vene per UNAZAT E TIRANES.