Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen e vrasjes së Ahmet Toskës më 26 tetor 2020 i cili u qëllua me katër plumba në sy të gruas.
I akuzuar për ngjarjen është Fatmir Hoxhaj, personi që shihni në këto pamje, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Prokurori Çlirim Sino, pas hetimeve 7 mujore ka arritur në përfundimin se Fatmir Hoxhaj, është autor i vrasjes së komshiut të tij, Ahmet Toska.
Pamjet filmike kanë qenë prova kryesore që ka identifikuar personin me kombësi shqiptare dhe italiane, Fatmir Hoxhaj si autor të krimit.
Nëntë ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës, Fatmir Hoxhaj, është larguar në Itali. Ndërsa në datën 5 nëntor sipas dosjes hetimore janë verifikuar disa kamera sigurie, ku shfaqej autori i vrasjes.
Një ditë më pas në 6 nëntor 2020, kanë ushtruar një kontroll në dy banesat e Fatmir dhe Sabedin Hoxhaj, ku janë sekuestruar dy armë gjahu çifte me leje dhe një thikë.
I vënë në dijeni për kontrollin e banesës nga policia, Fatmir Hoxhaj në 14 nëntor është kthyer nga Italia me qëllim tërheqjen nga komisariati të dy armëve të gjahut.
Por sapo ka zbritur në Rinas, ai është ndaluar dhe transportuar në drejtorinë e policisë së Fierit, nuk ka pranuar akuzën e “Vrasjes me paramendim” të Ahmet Toskës.
Në dosje tregohet se Fatmir Hoxhaj, ka pritur objektivin e tij, qysh prej orës 05:27 të mëngjesit, duke qëndruar në një rrugicë, ku Hoxhaj ka menduar se nuk do shihej nga kalimtarë dhe besonte se aty nuk kishte kamera.
Por një kamera e sekuestruar policia në ambientet e banesës së A.B, ka filmuar të gjitha lëvizjet e vrasësit, si dhe momentin e ekzekutimit. Arma e krimit ende vijon të mos jetë gjendur, sikurse nuk është gjendur motivi i krimit, i cili mbetet i paqartë, edhe pse ka dyshime se lidhet për çështje intime.
Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor 2021 në orën 06:00 të mëngjesit teksa po shoqëronte bashkëshorten për në punë.(Ora News)
Ne 21 tetor 2021?
Ndalojeni para se ta vrasi.
Artikullshkruesi per te ilustruar sa me mire ngjarrjen na thote qe “personin ne fjale e shikoni ne keto pamje”!Nuk e kuptoj nese eshte fjala per dy policet e kesaj fotoje sepse pamje te tjera nuk ka!
Dikur ne monizem ishte vene nje flete rrufe ne mes te bulevardit tek kendi (te me falin ata te ardhunit qe nuk e dine kendin)ku krahas tekstit thuhej :Ja ti shikoje populli keto fytyra dhe shkruheshin vetem emrat e tete djemve!
Edhe ky shkrim keshtu eshte i perafert me ate rreth 40 vite me pare!A mos valle ai qe ka bere flete rrufene so kohe sot eshte gazetar qe shkruan neper keto faqe.Gjithçka ndodh ne Shqypnin e berishtizuar ne ate fare feje sa s’ka bir ……qe ta fusi ne ulluk dot.
Cila eshte diferenca midis kombesise dhe shtetesise ???
Kombesia trashegohet sipas mendimit tim,kurse shtesi nje mund te marri me dhjetra ne harkun e jetes.Do ishte me e sakte te cilesohet, “me dy shtetesi dhe me kombesi shqiptare”.
Ne leter njoftimet e komunizmit,kishte dy cilesime.Kombesi,e shtesi,nuk ishin kot,kombesia lidhet me etnine.