Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, mbyllen hetimet ndaj 5 të arrestuarve në Lezhë

20 Shtator 2021, 10:13Kronika TEMA

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet ndaj 5 personave të akuzuar për përdhunimin në grup të një vajze 15-vjeçare, ngjarje e ndodhur në Mirditë në muajin Maj të këtij viti.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari A.Gj. akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim.

Aktualisht të akuzuarit janë me masë sigurie arrest në burg.

15-vjeçarja ra pre e përdhunimit nga të rinjtë të cilët e shantazhonin përmes fotove dhe videove intime. Vajza shoqërohej me njërin prej tyre, i cili e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka filmuar me celular.

Më pas ai i ka shpërndarë pamjet tek të njohurit e tij në fshat dhe me këto pamje 4 persona të tjerë kanë kërcënuar vajzën duke e detyruar të kryejë marrëdhënie edhe me ta.

1 komente në “Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, mbyllen hetimet ndaj 5 të arrestuarve në Lezhë”

  1. Ilir says:

    Bastardet duhet TE PAGUAJNE.LEGENA…5 bura me nje femije… Pthuuuu fare e ndyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje