“Sillej shumë mirë (babai). Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…”
Mes lotësh dhe i tronditur, ky është reagimi i parë djalit të çiftit Rrasa, i cili këtë të shtunë gjeti të vdekur në shtëpi të dy prindërit e tij, nënën 45-vjeçare Fëllënxë Rrasa dhe të atin 58-vjeçar Hekuran Rrasa.
Ky i fundit dyshohet se pasi vrau bashkëshorten i dha fund jetës me armë zjarri.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta.
Burime nga policia, por edhe fqinj të çiftit që jetonte në fshatin Babunjë, flasin për dhunë të herë pas hershme në këtë familje.
Por nga ana tjetër, vëllai i 58-vjeçarit Hekuran Rrasa, e mohon këtë. Ai pranon se i vëllai konsumonte alkool, por thotë se nuk e dhunonte bashkëshorten.
Çifti jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Po te donte Zoti (imagjinar) nuk kishte krijuar vesin e pijes dhe as instiktin e vrasjes. Ah po, budallenjte qe besojne se Zoti la me barre Marien apo qe Muhamedi ia hypi gomarit fluturues Burak dhe vajti u llafos me Zotin do thone qe kjo jete eshte nje “prove” apo qe “Zoti me nje dore te hedh me tjetren te pret”.
neron shko futi nje brez buk ti plako se paske shku per lesh gelltit njeriu nje lug corb te prishur dhe vjell ter jeten besimi ne zot eshte nje dhurat por te paditur si puna jote nuk e kuptojne dhe kurr s´kan per ta kuptuar por gjithsesi ti vazhdo jeten tate ashtu sic e mendon ti dhe leri te tjeret te besojne ne Zotin e lartesuar e te madherishem.
ngushellime per humbjen e prinderve por nuk je i vogel.SHtroju punes dhe mos prit ndihme nga perrallat.Kapune bujqesia sa te duash dhe je i ri .Sa me pak kafeneve Babai yt punonte.Ti cfare benje per te dale nga ajo gjendje??
20 vjec! Shko puno e mos rri ne kafe e ndihmo veten pa kerkuar ndihme nga te tjeret meqense nuk je invalid, kur te rregullohesh te del koha te shkosh ne kafe.
i shkreti ti do psikolog, se po prite nga Zoti… aha
21 vjec pervishen menget e punon…
Ky femije qenka i shkreti, çfare kerkohet prej tij ne ket gjendje, sipas historise eshte rritur ne makth e varferi ter jeten, te punosh duhet koncentrim e fuqi. Shpresoje te ket mbeshtetjen e shtetit dhe te njerzeve te tij.