Cila është vila e famshme, që Lorenc Vangjeli bëri paralajmërimin e bujshëm

23 Shtator 2021, 17:46Politika TEMA

Deklarata e Lorenc Vangjelit mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, bëri jo pak bujë me analistin që paralajmëroi se shumë shpejt një nga vilat më të famshme në Shqipëri do të rrethohet me shiritat ‘ndal policia’.

“Është një shifër që mua ma thonë herë pas here, është numri 47, numri i dosjeve të nxehta. Shpejt do të shikojmë me shirita të verdhë “ndal policia” një nga vilat më të famshme në Shqipëri. Njëra nga vilat, jo brenda në Tiranë. Dhe njerëz të afërm, banorë të saj, do të jenë në dy lloje hetimesh, penal dhe moral”, tha Vangjeli.

Analisti vazhdoi me argumentin e tij duke thënë:

“Drejtësia në një vend si Shqipëria, ku e liga është bërë mullar, nuk ka Herkul ti pastrojë, duhet futur lumi që ti marrë të gjithë me radhë. Por fati ynë i keq është se në Tiranë është vetëm lumi Lanë, që edhe ajo është e pistë”.

Megjithatë, paralajmërimi i tij më sipër është ajo çka bëri bujë dhe ngjalli kuriozitetin e të gjithëve, duke qenë se analisti ka bërë edhe më herët parashikime që në një periudhë afatshkurtër janë vërtetuar.

Fakti që Vangjeli paralajmëron që rrethimi do të ndodhë në një nga vilat më të famshme, logjikisht të bën të mendosh që edhe vetë pronari i saj është po i tillë. Po kush mund të jetë ky person? Analisti thekson në deklaratën e tij se kjo vilë është jashtë Tiranës dhe instinktivisht mendja të shkon në të famshmim Lalz, që mban në Gjirin e vet disa nga vilat më të shtrenjta në vendin tonë, me pronarë politikanë të njohur e me peshë në vendin tonë!

Nëse paralajmërimi i Vangjelit është pikërisht për një nga vilat e Lalzit, atëherë nuk do surprizohemi aspak që ‘blutë’ e Policisë te kenë trokitur ne derën e ‘rëndë’ të ndonjë politikani të vendit tonë.

Kohët e fundit në Shqipëri, SPAK dhe të gjitha institucionet e drejtësisë kanë filluar veprimin me dorë të hekurt edhe ndaj aktorëve politikë, për të treguar se ligji do të jetë i njëjtë për te gjithë.

Nuk duhet lënë pa përmendur as SHBA, e cila me të dërguarën e saj Ambasadoren Kim, pas shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Berisha ka paralajmëruar të tjera nisma për luftën ndaj korrupsionit në vendin tonë.

Jo më larg se dje, pas vendimit të GJKKO për dënimin me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadorja Kim e theksoi edhe njëherë se askush nuk do të jetë mbi ligjin. E pas gjithë këtyre faktorëve, ndoshta gjithsecili mund të vërë bast dhe ta parashikojë disi kush do të jetë në qendër të asaj që paralajmëroi Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë që ju të gjithë ndiqni intuitën se kush mund të jetë ky personazh, ne më poshtë po ju bashkangjisim disa pamje nga Gjiri i Lalzit me vilat e tij, aty ku është edhe kuota më e lartë që forcat policore të zbarkojnë dhe të vendosin shiritat e paralajmëruar nga Lorenc Vangjeli.

9 komente në “Cila është vila e famshme, që Lorenc Vangjeli bëri paralajmërimin e bujshëm”

  1. Ladi says:

    ku jane pamjet bashkengjitur?

  2. Pendido says:

    Ky ngeli bosh ne emisionin Opinion perball Klodiana Llalla dhe Artan Hoxha, te cilet, secili kish nga nje informacion nga burimet e veta: njera per 27 dosje e tjetri per 47. Ne keto kushte gazetari spekullant ne fjale hodhi dicka ndryshe – (A)SPAK ka NJE dosje, por gjigande ama!!!

  3. Kozmo says:

    Hahaha do ti vene shiritin e verdhe Vilave te TRAFIKANTEVE, POR KURRESESI TE POLITIKANEVE.
    Llalla eshte LARGUAR me lejen e Tyre. Mbas 5 viteve kthehet ne Tirane dhe cdo gje kalon ne PARASHKRIM.!!!! ????‍♀️

  4. Don Lulu says:

    E sigurt tha Vangjel jevgu, eshte vila e Surrelit – sarajet . Kam informatore te brendshem tha ne rrugen e Elbasanit. Dhe kur e thote ky zere se e ka thene Spartak Ngjela.

  5. DREJTESIA says:

    Jo nje, por qindra vila duhet te sekuestrohen, pa permendur ato qe kane nga kater vila. Hajduteve duhet tju pritet dora.

  6. Salihi po kush tjeter says:

    Po sali kerma eshte tani nje hekuri i nxete qe duhet ti shkerrdhejme vilat dhe robt e shpise,,
    Malokit te shpellave na i duhej dete qe laje eren e dhive qe ka fjetur bashke ,,
    Baxhella salih tani te mesoje si kapet sapuni dhe mos shkerdhehet rrenxave me mut militantet,,

  7. Drejtesi Leshi says:

    2 vite burg! fuckkkkk. Vri, vidh, rrembe me force. ju dhjefsha mu ne spak, e sitem drejtesie qe i ka rrenjet ne krim. Keta funderina jane ber miliardera me krimin e dy vite burg denohen, prit e kur te mos bejne asnje dite se kane sjellje te mire apo raport nga doktori. Ju dhjefsha sistemin e qelbur, qe sa here i rrisni shpresat popullit per drejtesi me shume i zhgenjeni.

  8. Nje mergimtar says:

    Keta kalemxhinj jane ne sherbim te njerit e te tjetrit politikan qe kane pasur ne dore drejtesine.Asnjehere keta gazetare e analiste nuk i shkojne nje problemi deri ne fund,s’kane force apo hedhin vetem shashka?Keta ngrihen ne mengjez,shohin filxhanin tek ndonje fallxhore e rotullojne fjalen e ne mbremje per te marre diten e punes kepusin mbrockulla neper kanale e portale.Jane sherbetoret me te zellshem te antishtetit.

  9. aspak says:

    E para e punes, ti Vangjel e ke fshehur gjithmone koken si Struci, por ke filluar te fshehesh edhe bythen. E dyta. Mos prini asgje me rendesi nga SPAk, perderisa kryetari i tij Kraja, ha e pi perdite ne vilen e tij ne Lales me peshqit e medhenj. Nderkohe, kur qe i gjithe opinioni pret qe SPAK te zbarkoje ne vilat e ketyre peshkaqeneve, shohim SPAK-un qe zbarkon ne zyrat e kadastrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje