Dialogu me Kosovën, Vuçiç: Edhe Shën Pjetri të më telefonojë, nuk do të ma ndryshojë mendjen

23 Shtator 2021, 15:20Rajoni TEMA

Rikthimi në dialog duket i vështirë dhe gati i pamundur për Kosovën e Serbinë. Gjithsesi fillimisht duhet të pranohen disa kushte të përcaktuara nga të dyja palët.

Serbia nuk lëvizë nga qëndrimi lidhur me çështjen e targave, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç, iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Për t’u ulur në tryezën e negociatave në Bruksel, kërkon heqjen e reciprocitetit.

“A e dërgoi Serbia ushtrinë? A e dërgoi Serbia policinë? A sulmoi Serbia dikë? A bëri Serbia ndonjë veprim të njëanshëm? Ne nuk bëmë asnjë nga këto”, tha Vuçiç.

“E kuptoni se çfarë po flet ai? Po flet për njerëz që nuk janë të njohur me faktet dhe po shet mjegull. I njoh të gjithë llojet e atyre që shesin mjegull dhe shkesëve në jetën time dhe prandaj i njoh ata sapo i shoh. Ai thotë se do t’i heqë masat kur Serbia të njohë Kosovën e pavarur”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Vuçiç shtoi se edhe sikur Shën Pjetri ta telefonojë nuk do ia ndryshojë mendimi.

“Ne i kemi përmbushur detyrimet, ndërsa Prishtina jo, dhe kjo është më e rëndësishmja. Edhe Shën Pjetri të më telefonojë, nuk do të ma ndryshojë mendjen, pasi zgjidhja e vetme është tërheqja e njësive speciale, në të kundërt nuk do të flasim”.

Ndër kushtet e vendosura nga Serbia për Kosovën, që të rinisë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, është dhe formimi i asosacionit të komunave serbe.

 

 

 

 

 

 

 

 

7 komente në “Dialogu me Kosovën, Vuçiç: Edhe Shën Pjetri të më telefonojë, nuk do të ma ndryshojë mendjen”

  1. Shen Vucic says:

    Po sikur ky Vucic te vere vete perkohesisht ca targa te Kosoves ose tja vere shen Pjetri?

  2. Shkodrani says:

    Shën Pjetri nuk di serbisht, ndërkohë po e këshillon Millosheviçin (në distancë kuptohet…se ferri me parajsën respektojnë distancimin social) të flasë me ty, që të mos bëhesh si ai dhe ca të tjerë, sepse dihet fundi. Gledam te iz pakla, Aleksandar! (Po të shikoj nga ferri, Aleksander!)

  3. Haka Tekizoti says:

    Vuçiqi është po ai kriminel i kohës së idhullit të tij të vdekur në Hagë, por ndryshe nga atëherë tani ka postin e idhullit. Edi Ramën e gënjen mendja kur beso se me këtë kriminel mund të sajojë ndonjë Ballkan vërtet të hapur. Rama mund të bëhet viktimë e vetpëlqimit të tij po shqiptarët nuk ia kanë borxh. Në gjykimin e ndershmërisë së marrëdhënieve me Vuçiqin Rama duhet të përdorë si mjet peshimi deklaratat që ai bën për Kosovën. Mjet tjetër të saktë nuk ka. Tavolinat me gota vere nuk bëjnë për këtë punë.

  4. Zaho says:

    Degjoni cfar thote per Vicin lobisti me i madh per Shqiptaret Joe Dioguardi ne ??

  5. Genti says:

    Kjo eshte nje loje nervash pasi edhe Vucic edhe kurti i dine kufijte etyre. Vucic nuk mund te kaloje kufirin me forcat e tij pasi do perballej me forcat e NATO-s aty dhe kjo do krijonte nje pershkallezim te paimagjinueshm dhe do e vinte Serbine ne pozicionin e para 23 viteve kur NATO hyri ne lufte me ish Jugosllavine. Nje pershkallezim do cenonte gjithe perparimin e Serbise ne rregullimin e imazhit te saj ne arenen nderkombetare pas njollave te renda qe mori nga luftrat e Miloshevicit qe perfunduan ne masakra dhe pastrim etnik ndaj fqinjeve. Ndersa Kurti po mundohet te fitoje politikisht perpara zgjedhjeve vendore dhe kaq pasi e di se me nje te terhequr te veshit nga aletaet i bien puplat. Kosova nuk mund te perballet me forcen ushtarake serbe me du autoblinda dhe ca automatike. Kjo nuk mjafton. Dialogu eshte rruga e vetme ku duhet palet te “perleshen” derisa te arrihet nje pajtim dhe mundesisht ne nje njohje reciproke dhe paqeje te perhershme. Pervec kufijve qe nuk duhen prekur c.do gje tjeter mund te negociohet ne funksion te paqes. nese duhet te krijohet nje bashkesi komunash ku serbet te veteadministrojne ne menyre autonome territorin ku jane shumice perjashto drejtesine,policine,dhe mardheniet nderkombetare qe jane detyre ekskluzive e shtetit te Kosoves dhe organeve qendrore. Kesaj bashkesie duhet ti lihet administrimi i shkollave,tregetise,ekonomise private dhe komunale,sherbimit paresor mjekesor dhe levizja e lire ne dy anet e kufirit si edhe perfshirja e ketij komuniteti ne administrate ne c,do nivel sipas perqindjes se kesaj pakice. E njeta duhet et arrihet edhe per Luginen e Presheves dhe Medvegjes si pjese e marrveshjes. Po asht mund te arrihet nje administrim i perbashket gjysem per gjysem i Trepces dhe Ujmbledhesit te Ujmanit. Te garantohet levizja e lire e njerezve dhe mallrave ne respekt reciprok te kufijve aktuale. Te arrihet nje konkordat midis qeverise Kosovare dhe Kishes Ortodokse Serbe te Kosoves per respektim te ligjeve te shtetit Kosovar dhe te pronave dhe te drejtave te besimtareve te kesaj Kishe ne menyre te plote. Te behet gjetja dhe dorzimi i te pagjeturve nga te dyja palet. Te kerkohet ndjese zyrtre nga te dyja palet per humbjet e jeteve te pafajshme dhe te denohet tejkalimi dhe veprat kriminale te ndodhura gjate konflikti te ushtruar nga rregjimi Serb i Miloshevicit. Nese behen keto gjera nuk ka pse mos kete paqetim mes dy kombeve ne te mire te se ardhmes se brezave qe vijne.

    1. redi kolonje says:

      N’a rrofte si’vllau i liderir tuaj vu’qi’q dhe ju qe e perkrahni c’do nisme anti’shqiptare nga lideri juaj “boteror” ramiq debilovic

  6. Lili says:

    Vucici eshte ai qe ishte: njeri qe erdhi me kalashnikov ne kosove me perkrah paramilitaret e ushtrine serbe kriminale qe spastrojke kosoven prej shqiptareve! Vetem Rama nuk shqetesohet kur e takon kete kriminel!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje