Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nxjerr certifikatën elektronike të vaksinimit kundër Covid-19

22 Shtator 2021, 17:54Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi qytetarët të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma online eKosova.

Pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje