Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë deklaroi se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë një gjë të tillë kundrejt Kosovës.
Deklaratë të cilën ai e kishte edhe dhënë edhe pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e BE-së në Kosovë.
“Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur dje me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë”, tha Kurti.
Bravo Albin!