Borrell takohet me udhëheqësit e Ballkanit: Të angazhohemi më fort për anëtarësimin

22 Shtator 2021, 10:11Rajoni TEMA

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell organizoi një darkë joformale me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të martën në Nju Jork, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Gjithashtu u fol për Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor, muajin e ardhshëm.

Në këtë takim morën pjesë, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.

Borrel siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për pranimin në BE. Përfaqësuesi i Lartë/Nënkryetari, nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje