Tensionet Kosovë-Serbi, Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!

22 Shtator 2021, 12:01Rajoni TEMA

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës.  

Me anë të një postimi në “Twitter’, Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të zvogëlojnë tensionet, duke iu kërkuar që të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.

4 komente në “Tensionet Kosovë-Serbi, Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë, veprimet e njëanshme s’janë zgjidhje!”

  1. Sqepari says:

    Po, po,per Kosoven e ka fjalen kur shprehet kunder “veprime te njeanshme”! Serbia mundet te mos lejoje kalimin e automjeteve me targa te Kosoves ndersa Kosoves nuk i lejohet…fiuuu!

  2. Tetovari2 says:

    Ky komisioner a e di se kush i pari e nisi?

    1. DR says:

      Kurva plake Evrope e nisi…para 100 vjetesh kur na copetoi
      Edhe nuk eshte ngopur
      Po me shqiptaret ne Kosove lodhen kot…ata e kane koken me gur edhe se ne
      Po mund ta provojne edhe 1300 vjet te tjera
      Ne as kemi e as dime te bejme me shume se sa te mbijetojme

  3. ORE VARI HEJBETE PO SERBIA QE E KA BERE DERI TANI PSE NUK FOLET JU ORE TRAPA PO JU DOGJI TANI QE PO E BEN KOSOVA
    PO E HAPI SHTEGUN AJATOLLAHU ATE HERE VERTETE QE ESHTE NJE CETNIK SERBIE
    KUR TE HEQE SERBI LE TE NDRYSHOJE EDHE KOSOVA NDRYSHE NUK BEHET.
    PROBLEMI I KOMUNAVE ME SERBE TE FILLOJE ZGJIDHJA KONFORM KUSHTETUTES SE
    SE KOSOVES NDERKOHE QE BLLOKIMI DUHET TE VAZHDOJE DERI NE FUND

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje