E rëndë në Greqi, burri vret me pushkë ish-të dashurën, më pas kryen vetëvrasje

22 Shtator 2021, 17:34Rajoni TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos në Greqi, ku një 40-vjeçar ka vrarë me pushkë ish të dashurën 30-vjeçare.

Vajza mori dy plumba, ndërsa po dilte nga makina, në afërsi të shtëpisë së saj dhe disa orë më vonë autori i ngjarjes u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, pak metra larg vendit të krimit.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas dëshmive, autori në momentin që kreu vrasjen dyshohet se është arratisur me një makinë, e cila ishte marrë me qira dhe që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau. Viktima ishte një mësuese dhe dyshohet se kishte qenë e lidhur me autorin, por ishte ndarë disa muaj më parë.

Autorët dyshohet se fshiheshin në makinën e tyre të parkuar disa metra larg dhe sapo e panë viktimën kaluan pranë saj dhe autori e qëlloi me armën e gjahut.

Vrasja brutale ndodhi para syve të qytetarëve, të cilët u shokuan, por disa arritën që të regjistronin targën e makinës. Policia e Rodos mbërriti në vendin e krimit, ku u gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 30-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.

“Është e tmerrshme gjithçka ndodhi. Lagja është në rrugë. Policia erdhi. Unë nuk e di çfarë të them. Isha në kuzhinën e shtëpisë sime dhe po pushoja kur dëgjova fqinjin tim duke ulëritur dhe bërtitur për të thirrur policinë. Të gjithë dolëm në rrugë dhe pamë ngjarjen. Mësova se vajza jetonte aty pranë, por nuk e njihja. Shumë keq që një vajzë 30-vjeçare të largohet nga jeta kështu. Unë kam jetuar këtu për tridhjetë vjet dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur ndonjëherë”, tha për protothema.gr një banore e lagjes.

3 komente në “E rëndë në Greqi, burri vret me pushkë ish-të dashurën, më pas kryen vetëvrasje”

  1. anticensurë says:

    ore kujt i pals trapi si i thonë muhabetit??
    dhe në zambie njëri kishte vrarë njëri me kosore njërën!!
    janë lajme për shqipëri këto??

  2. Erdogan says:

    Ja qe egziston Perendia e Dashurise.
    Hajde kontrrollo Trurin ne keto momente!
    Per ate dhe mijera te tjere Ajo qe vrau ishte Kozmosi dhe Qenia e tij pa Te nuk kishte kuptim.
    Per keto e ka “fajin’ Dashuria.Ajo te Erreson jo vetem shikimin por te mpin Trurin.
    Ah Greqi e Lashte qe nuk te kuptuan ndonjehere idiotet e Krishtere qe edhe Kishat e Mallkuara nga Zoti i Vertete i ndertuan mbi Tempujt e rrafshuar te “Djallit”.
    Por nuk e kuptojne qe atje ku nuk vuri Dore “Djalli” d.m.th Shkenca,Filosofia nuk e be asgje.

    1. janullatos arxidoglyftis says:

      edhe ty te kishim mangut o bole lepires i janulles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje