Nexhmedin Spahiu: Kryeministri Rama duhet të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi!

22 Shtator 2021, 18:35Rajoni TEMA

Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu i ftuar në Lajmet Dritare tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhë ngërçin e krijuar për shkak të reciprocitetit të targave mes dy vendeve.

“Ne nuk ndjehemi aspak mirë që ka barriera mes vendeve. Por për sa kohë ne paguajmë 30 euro, pse Serbia kundërshton të paguajë 5 euro? Serbia është e interesuar për konflikt dhe luftë.

Marrëveshja e 2016 për reciprocitetin, është vënë në jetë shumë vonë. Megjithatë më mirë vonë, se sa kurrë.

Megjithatë unë besoj se dialogu dhe dakordësia mes dy vendeve, ta zgjidhë këtë situatë për të hequr barrierat mes vendeve.

Mendoj që duhet të ndërhyjnë edhe shtetet fqinje, por sidomos kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Përndryshe Open Ballkan nuk mund të ketë kuptim, kur mes vendeve ka mure që i ndajnë. Duhet që të bisedohet që këto barriera të hiqen fare, sepse këto barriera nuk janë as në frymën e Open Ballkan, as në frymën e BE, prandaj duhet bërë presion ndaj presidentit Vuçiç”, u shpreh Spahiu.

5 komente në “Nexhmedin Spahiu: Kryeministri Rama duhet të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi!”

  1. LC says:

    Problemi eshte i drejte per palen tone. Problemi nuk eshte i drejte per paqen Serbe.
    Kryeministri I Shqiperise, tha se problemi eshte I drejte per Kosoven. Me poshte ai tha qe per te zgjedhur kete problem,duhet qe Kosova te diallogoje, Serbia te bashkepunoje dhe Evropa te ndihmoje…
    Pea une te pyes ty zoti Nexhmedin. Cfare roli mund te kete keto Rama kur Kurti eshte marre vesh me Vuciqin per “te mos u marr vesh”
    Rama dhe Kurti jane nga planete te ndryshme dhe nuk kuptohen me te njejten gjuhe.
    Me e keqja duket sikur Kurti me mire kupton Serbisht se sa shqip. Ai shume bukur po kuptohet me Vuciqin per te lozur “tangon e vdekjes” se sa me Ramen qe i Kerkon Kurtit te diallogoje….
    Me sa duket edhe Evropa dhe Amerika nuk flasin dote te njejten gjuhe me Albinin.
    Pune muti!.

    1. Arjan says:

      kryeministri rahmut ka rol kryesor per te gjithe shqiptaret e ka me kushtetute ti mbroje edhe me lufte po qe nevoja.Ti bej te qarte vucicit se si shqiptar autokton nuk eshte ihferior.

  2. GazMir says:

    Sapo te pajtojm Kinën me Amerikën (nëpërmjet urës lidhese Yuri Kim)dhe tï japim me kuptuar Francës synimin e prishjes se kontrates me nendeteset në Australi (për të përmirsuar PIB të Francës që është 120% dhe Gjermania 70%), do merremi me dialogun Serbi -Kosovo, tani kjo e fundit mbetet me udhezimet e Kancelares Merkel (pak dit me pare).

  3. Cajupi says:

    Pse i lini hapsire mediatike ketij kerme turkoshake qe kerkon krijimin e kombit kosovar.?

  4. Lili says:

    Cajupi, sepse rrjeti i serbise eshte ma i xh ort e ka deportuar thelle ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje