“I shpëtova makthit, u ndava”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga partneri

22 Shtator 2021, 22:40Rajoni TEMA

Një 40-vjeçar në Greqi nuk e ka kapërdirë ndarjen nga e dashura duke e vrarë atë pasditen e sotme në Rodos. Mediat bëjnë me dije se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe.

Mësuesja 32-vjeçare u vra nga ish i dashuri menjëherë pas ndarjes. Ky i fundit më pas i dha fund jetës së tij dhe la një shënim: “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”.

Plani i tij duket të ketë qenë i mirëmenduar, pasi kishte marrë një makinë me qira duke pritur derisa ajo të dilte.

Një ditë më parë mësuesja 32-vjeçare kishte telefonuar një mikeshë duke i treguar se do ndahej nga partneri i saj. “U largova nga një makth që po përjetoja. Për fat të mirë u ndava prej tij”, mësohet të ketë thënë ajo gati 24 orë para ngjarjes.

5 komente në ““I shpëtova makthit, u ndava”, çfarë i tha mësuesja greke mikeshës 24 orë para se të vritej nga partneri”

  1. anton says:

    Se mos te na dali qe ishte shqiptar mor aman, se si dihet shtypit grek.

  2. E verteta says:

    Keqardhje per te rene, por, nje pyetje kisha: mediat greke, a shkruajne per fatkeqesite qe u ndodhin shqiptareve, vdekjet nga vrasjet apo aksidentet? Apo, bageti shqiptaret…?!

  3. Njerez te cmendur ,kafshe !
    shikoni cfar shkruan kafsha Greke ;
    .

    “Pa te dashuren time s’ka kuptim te jetosh ” !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    .
    Cila e dashur mor kafshe ,mor kriminel ?
    E dashur quhet nji Femer,
    kur ajo te pranon ate dashuri jo se te kris turri ty ta quash te tille .
    Oj mendojn kafshet se i kan Prona te dashurat dhe mundet te bejn cfar i do qejfi me to .
    Tipike Ballkanik idiot.

    1. Pasko says:

      Jo vetem ne ballkan po kudo ne bote ka te cmendur prandaj kjo nuk eshte arsye te mallkojm ballkanin,ZOTI TE RUAJ FEMRAT NGA BUDALLENJTE

  4. muni says:

    Ajo s’ka kuptuar gje qe perseri te dy jane te bashkuar ne boten tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje