Partizan dhe Valentina Bengaj, prindërit e 23-vjeçares Sabrina kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që ti hiqet kujdestaria e vajzës së mitur N.Bengaj.
Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.
Kujtojmë se Elton Meta vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina mbrëmjen e 10 shtatorit. Ai shkoi te prindërit e ish-bashkëshortes, dhe e vrau me pistoletë teksa ishte duke ngrënë darkë.
Meta tashmë ndodhet në burg, por ka deklaruar se babai i Sabrinës ishte ai që e kërcënonte vazhdimisht dhe nuk i lejonte të ishin bashkë.
Po pse ore, ky plehra e paska kujdestarine. Nuk po kuptohet me ku jemi. Ai vret mamane e femijes, eshte ne burg dhe femijen gjykata ja le atij ne kujdestari. Cudi e madhe shume. Ndersa nje trupi gjykyes tjeter nuk ja merrte mendja se Tiku do mund te semurej dhe te ikte dhe nuk kerkuan as arrst shtepie, por as bllokim pashaporte te pakten, se trupi gjykues kishte bindjen se Tiku ishte burre zakoni dhe nuk ikte si Gruevski. Ketu njeriu nuk di nga tja filloje per te permiresuar dicka.