Masat e reja në Kosovë: Vaksinë me detyrim për qendrat tregtare dhe call center, në klasa deri në 20 fëmijë

23 Shtator 2021, 17:48Rajoni TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për masa të reja kundër Covid-19, në Kosovë.

“Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, ka thënë Vitia.

Vitia deklaroi se tashmë në të gjitha institucionet publike dhe private që kanë ndërveprim me palë të treta, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse që dëshmojnë që punonjësi nuk është i infektuar me Covid-19.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet  publik dhe privat që punojnë me palë.

Ministri Vitia njoftoi se do të hapen edhe shkollat dhe çerdhet. “Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë Vitia.

Vitia shtoi se këto masa do të votohen nesër në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje