Pecorelli zbulon thesarin e gjetur në San Mamiliano: Ishin 3 arka me 250 kg ari të pastra

23 Shtator 2021, 10:49Bota TEMA

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli i cili prej 9 muajsh u shpall i zhdukur ka dhënë detaje në lidhje me organizimin e planit që bëri për “vrasjen” e tij në Shqipëri.

Mediat italiane kanë shkruar për të gjithë rrjedhën e ngjarjes të bërë nga biznesmeni në këto tetë muaj, nga fluturimi për në Shqipëri, vendimi për ti dhënë fund jetës. Dhe deri tek thesari i gjetur në Montecristo, 250 kilogram monedha ari.

Në deklaratën e tij për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

“Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”, ka thënë ai.

Ndërkohë 45 vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me identitetin e priftit dhe shprehet se kurrë nuk do e zbulojë emrin e tij, pasi ai i ka shpëtuar jetën dhe nuk do ta tradhtojë.

Ndër të tjera ai shprehet se ka gjetur një thesar me 250 kilogramë monedha ari.

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila. Gjysmën e tij e kam ndarë me priftin”, ka thënë Pecorelli.

2 komente në “Pecorelli zbulon thesarin e gjetur në San Mamiliano: Ishin 3 arka me 250 kg ari të pastra”

  1. Haka Tekizoti says:

    Gjithë sa thotë e tipizojnë si mashtrues.

  2. anticensurë says:

    kaq i dobët dhe ka mashtruar cile rucin??
    tashti e shof që cilja paska shku për lesh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje