Muli sot ka qenë i zënë me takimin e Vlorës.
Problemi kryesor ishte të thërriste në takim të mërziturit nga Luli kohët e fundit.
Në fillim e nisi me një të zhgenyer te Bindjes Demokratike.
-Alo, Muli jam. Si je mor burrë?
-Po mirë a derëzi, ç’të jemi. Ja siç e shikon vetë.
-Më tha Doktori që të ka vdekur babai para ca muajsh, po sot e mori vesh.
Deshi të vijë nesër për ngushëllime.
–Po mirë o të vijë, hapur e ka derën, po babai iku me merak nga kjo jetë, se tha “mos bëftë hajër ky Saliu që mban Lulin në PD”.
-Po mo burrë, e kena marr vesh, ndaj deshëm me ardh.
-Po ejani, po se heqim dot mallkimin e babait, se ai nuk ngjallet më.
-Rëndësi ka të vijmë një herë.
Se kemi dhe ne gabimet tona.
Doktori e ka pranuar gabimin që ka mbështetur Lulin.
Po ndonjë vdekje tjetër ka nga PD në atë zonë?
-Po është dhe njëri, ka vdekur nga COVID-19, se dëgjonte Doktorin që të mos vaksinohej, se ishin vaksina të Sorosit.
Po deshët shkojmë dhe atje t’i kërkoni falje fëmijëve.
-Po mirë shkojmë, tha Flamuri.
Ne nuk ishim të qartë për Lulin, jo më të ishim të qartë për Covidin.
-Ndonjë vdekje tjetër kemi, që t’i bëjmë të gjitha bashkë?
-Po kemi dhe njërin, por është i LSI.
Ai kishte dëgjuar këshillat e Titi Vasilit dhe kishte vdekur.
Si e kemi me LSI tani, me ne është, apo me Lulin?
-Me ne, me ne. Po shkojmë dhe tek ai.
Do t’i themi e ka pas mashtruar Luan Rama.
-Jo derman, tek ai mos shkoni duarbosh se ata duan dekoratë nga Meta, ndryshe nuk e falin gjakun.
-E mire, tha Muli, të shikojmë këto dy vdekjet tona një herë.
Me lot, vdiqa se qeshuri !!