Brnabic në OKB akuzon Albin Kurtin: Serbia kërkon paqe me shqiptarët, Kosova ndezi konfliktin

25 Shtator 2021, 18:11Rajoni TEMA

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB –së duke akuzuar Prishtinën se ka ndezur së fundmi një krizë të madhe me një demonstrim joracional të forcës. Sipas saj Beogradi mbetet i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të bazuar në kompromis.

Kjo spirale e dhunës në Kosovë arriti kulmin në fillim të kësaj jave ku me pretekstin e zbatimit të rregullave të reja të targave, Prishtina dërgoi forca speciale të armatosura rëndë në veri. Situata e re e provokuar është një shkelje tjetër brutale e marrëveshjes së Brukselit. Eshte ndërprerë furnizimi me ushqime dhe ilaçe për komunitetin serb në veri”.

Dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura janë mënyra e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, theksoi Kryeministrja serbe.

Ajo kujtoi se, gati nëntë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit, formimi i Bashkimit të Komunave Serbe, i cili është shtylla kurrizore e asaj marrëveshjeje – as që ka filluar ende. “Serbia”, tha kreu i qeverisë se Beogradit “është veçanërisht e angazhuar për të ndryshuar të ardhmen përmes punës së përbashkët dhe krijimit të një aleance, përmes iniciativave të tilla si Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Të tjerët po përpiqen të prishin këto procese, dhe në vend që të përqëndrohen në të ardhmen, ata duan të kthehen në të kaluarën – pavarësisht çmimit“, vuri në dukje Brnabić.

Kryeministrja serbe theksoi se numri i sulmeve ndaj serbëve, pronës së tyre dhe trashëgimisë fetare në Kosovë po rritet vazhdimisht.

7 komente në “Brnabic në OKB akuzon Albin Kurtin: Serbia kërkon paqe me shqiptarët, Kosova ndezi konfliktin”

  1. Pexa says:

    Mos u habisni nga reagimet e serbeve!
    Ne Serbi sundon filozofia NAZISTE,!

  2. Shpresojme qe mbasi te ket dhuraten e bere nga Rama
    KM serbe te qetsohet .

  3. Argjon says:

    Faleminderit që na nxorët tanket dhe aeroplanët për të na treguar se nuk bëhet Open Ballkan me ju.
    Jeni fashistë!

  4. IB says:

    Mbaroi paqja me Kosoven ne Serbi. Mos te ishin amerikanet, ju kriminela dhe eurogropa do te vazhdonit te talleshit me shqiptaret.

  5. taso kume says:

    KOMUNAT SERBEVE TE VERIUT TE KOSOVES po perdoren si kolona e peste nga çetniket e BEOGRADIT,kjo lezbikja eshte bshkepuntore e rymave te Millosheviçit ne BEOGRAD,por kokat e tyre do hane,çdo levizje e çetnikeve SERBE kontrollohen me satelit nga NATO.

  6. goni says:

    duam paqe : serbet duan te hyjne ne kosove me targat e tyre por kosova me te vetat smund te hyje ne serbi…….
    mire jua beri ,RECIPROCITET…

  7. Ky shtet definitivisht nuk bëhet kurrë shtet normal,ka vrarë e djegur në Kroaci për katër vite deri sa u armatosën kroatë dhe i ndoqën e i poshtëruan si lepujt,kanë vrarë në Bosnje deri në shfarosje masovike dhe u ndalën kur u forcuan kroatët dhe boshnjakët dhe me manovra diplomatike e bënë një konferencë “paqësore” dhe fituan gjysmën e Bosnjes territor që e kishin pushtuar me zjarr e hekur duke i vrare e deportuar tërësishtë boshnjakët nga territori i pushtuar,përndryshe po të kish vazhduar do të kishin humbur edhe në Bosnje sikur në Kroaci,erdhën në Kosovë me eskadronet e vdekjes,vranë e dogjën gjithqka u dilte përpara ,provokuan ndërhyrjen amerikane dhe ikën me turp duke lënë shkatërrime nga pas, dhe akoma sot pas 22 viteve nuk kanë reflektuar.Nuk kanë reflektuar për asgjë dhe sot përmendin: Paqen ,kjo është sikur nje vrasës serik të i kërkontë viktimave të veta paqen hyjnore.E ftoj kryeministrin Albin Kurti që të mos tërhiqet por përkundrazi të vendos reciprocitet total,gjithqka që bënë Serbia,qeveria e Kosovês të i përgjigjet me dyfishin e kundërmasave.Le të i sjell çetniku sharlatan Vuqiq të gjitha tankset dhe të shohim se çfarë do të bëjë pastaj.Kundër politikës së monstrumit Vuqiq vetëm RECIPRCITET TOTAL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje