Kryeministri Edi Rama sërish ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen në vend.
Rama shkruan se ka shkuar në 1 milion e 700 mijë numri i vaksinimeve kundër COVID në vend.
“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1 700 000 vaksinime kundër COVID”, shkruan Rama.
Muaji shtator është muaj i hapur vaksinimi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, ndërkohë autoritetet kanë vendosur vaksinë me detyrim për ekipet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.