Gjermanët dhe shqiptarët sot: Të gëzuar, të lodhur, të mërzitur, apo të trishtuar me largimin e Merkel!

26 Shtator 2021, 10:47Politika TEMA
Gjermanët dhe shqiptarët sot: Të gëzuar, të lodhur,

Aranit Muraçi

Kështu janë të ndarë sot gjermanët, teksa reflektojnë Angela Merkel në ditën e lamtumirës, si Kancelare.

Pas 16 vitesh në qeverisjen e Gjermanisë, Merkel vendosi të largohet me dëshirën e saj, pavarësisht se cili do të jetë rezultati zgjedhor.

Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, ndodh që në Gjermani nuk kandidon kancelari ende në detyrë.

Merkel vendosi të dalë në pension, duke lënë një model për t’u ndjekur si trashëgimi nga e djathta gjermane dhe ajo europiane.

Ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe politik, si dhe e ardhmja e të rinjve ishin porositë që ajo i la pasardhësit në detyrë, i cili do të dalë pas zgjedhjeve të ditës së sotme.

Me siguri ajo nuk do të qëndrojë dhe as do të kërkojë të rikthehet më në politikë pas katër, apo tetë vitesh. Nuk i bashkoi ajo dy gjermanitë, nuk e shembi ajo Murin e Berlinit, nuk e solli ajo demokracinë në pjesën lindore.

Madje këtë nuk e pretendoi as paraardhësi i saj në parti. E djathta në Gjermani dhe kudo në Europë ekziston, shënon sukses, progres të shoqërisë, sepse së pari, ajo është e vërtetë.

Nëse e djathta europiane do të ishte ngritur përmes mashtrimit dhe partia do të rrotullohej rreth një njeriu të vetëm, si në Shqipëri, sigurisht ajo do të kishte ‘vdekur’ me kohë.

Duke mos u ngritur kurrë si një alternativë e vërtetë është kjo arsyeja kryesore, pse ajo refuzohet nga shqiptarët. Është arsyeja e vetme që aktualisht ndodhet në krizë të thellë.

Sfida për themelimin e së djathtës shqiptare mbetet ende një sfidë. Për të ngritur një të djathtë sa më të vërtetë dhe moderne në Shqipëri nuk është nevoja për të pritur ndonjë shpikje nga ish anëtarët e partisë së Enverit.

Gjermania si model aty është dhe aty do të jetë për të gjithë ata që duan të mësojnë prej saj, ose që e duan Shqipërinë të jetë sa më afër saj.

4 komente në “Gjermanët dhe shqiptarët sot: Të gëzuar, të lodhur, të mërzitur, apo të trishtuar me largimin e Merkel!”

  1. Te merzitur dhe shume te trishtuar.

  2. Ari says:

    Kujt ia thua? Ne PD, e quajtur e djathte, edhe mund te largohen figura qe nuk e kuptojnr folozofine e se djathtes si zhvillim, por, aty berishizmi si fryme do te kerkoje shumr kohe te çrrenioset.
    Berishizmi, sipas meje, eshte vijueshmeri e enverizmit i veshur me petkun demokratik. Vete fakti qe trashegimtaret e se djathtes se vertete shqiptare nuk jane ne PD , tregon shume se cfare partie eshte…mendoni te “djathtin” ish me dhi, Flamur Noka, apo Ed Paloka, djali i ish Sek partise Shkoder, etj etj…

  3. Shqip says:

    Si jane shqiptaret? Te merzitur,te lodhur,te trishtuar?
    Kam vetem nje fjale. ATA JANE TE CORODITUR.
    Nuk e ka fajin Merkeli qe shqiptaret prodhojne dhe pjellin vetem poltikane te korruptuar.
    Nuk e ka fajin Gjermania qe shqiptaret prodhojne kryeministra dhe kryetare bashkish qe vetem duan te plackisin dhe te vjedhin hapur bashkeqytetaret e tyre.
    Nuk e ka fajin Amerika qe klasa poltike e dale nga ky komb per 30 vjet nuk krijoj drejtesi,arsim dhe shendetesi pra nuk krijoj shtet. Ne vend te shtetit ka krijuar kete moster qe shikojme sot.
    Nuk eshte faji i Europes qe shqiperia pjell gazetare dhe analiste mediash plehra si keta qe shohim sot.
    Kush e ka fajin atehere? Pergjigjen e ka dhen Fajik Konica shume vjet perpara. E keqja e Shqiperise jane shqiptaret. Ka ardhur koha qe te gjithe shqiptaret te reflektojne thelle. A mund te ndryshojme ne vetvehten. A mund te vetedukohemi qe te bejme nje jete te shendeteshme ne komunitet. Nqs po mundet ,nqs jo eshte e kote,edhe mbas 100 vjetesh ne vend numuro

  4. Mios e beso po deshe por eshte e vertete. says:

    16 vjet Kancelare nuk donte vete te kandidonte e te bente nje kar-ire te pafundme ne vite, drejtimi i te parit (kancelalarit)t eshte e pa percaktuar ne Kushtetuten Gjermane…..
    Themi per Putinin qe te largohet se ka 16 vjet President dhe 4 vjet Kryeminister, ku qendron dallimi me Merkel Gungacen ?
    Askujt nga vendet Perendimore nuk ja u mban suma qe te zgjidhen vetem 2 here e te largohen, si Presidenti i Amerikes, por duan pafundesisht te jene ne krye dhe diktator quhet vetem Putini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje