Rama publikon pamje nga punimet në Piramidën e Tiranës

26 Shtator 2021, 09:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publlikuar pamje nga puna për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të Inovacionit Teknologjik në rajon.

“Mirëmëngjes dhe me këto detaje të punës që vijon për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të Inovacionit Teknologjik në rajon, nën mbikqyrjen e arkitektit të famshëm hollandez Winny Mass, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe qytetarët që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese. Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje