Erdogan gati të blerë më shumë raketa ruse

26 Shtator 2021, 18:54Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashington.

Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400.

Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35.

Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha kanalit amerikan CBS, se Turqisë nuk i është dhënë asnjë opsion që të blejë raketat amerikane Patriot.

Ai po ashtu u ankua se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja kishte bërë pagesën prej 1.4 miliard dollarësh.

Ekspertët ushtarakë thonë se sistemi i mbrojtjes raketore S-400 është një prej sistemeve më të avancuara në botë. Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 29 shtator.

1 komente në “Erdogan gati të blerë më shumë raketa ruse”

  1. Erdogan Rocks! says:

    Komunizmi nuk vjen me ne Rusi apo me Europen Lindore. Erdogan eshte I zgjuar ta kuptoje qe NATO dhe EU jane ne grahmat e fundit. Ai do dominoje pjese Te Afrikes veriut , Ballkanin dhe Pjese Te lindjes mesme. Europa kurve e perdori por kurre nuk e pranoi Turqine. Tani qe Europa do shperbehet Erdogan sheh nje rast te volitshem te riktheje Perandorine Ottomane. As politikanet e LGBTQ Europiane e as fallsifikatoret e votimeve Te Amerikes qe u zbythen nga Talebanet nuk e ndalin dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje