Ditën e djeshme qyteti i Elbasanit u bë mikpritës i një ndër evenimenteve me të mëdha të makinave 4×4 në Shqipëri.
Bulevardi kryesor i qytetit u “pushtua” nga mbi 200 makina, të cilat i përkisnin grupeve të: Albanian Auto Market, JeepClub.al, Nacut Racing Team, Schatzi Racing Team si dhe makinat e individëve të apasionur pas garave Rrally.
Eventi nisi në bulevardin “Qemal Stafa” për të vazhduar rrugëtimin për në pikën turistike të Gjinarit dhe më pas përfundoi në malin e Bukanikut, ku shoferët demostruan aftësitë e tyre në terrenet e vështira malore.
Ky eveniment madhështor u organizua nga Ervin Skënderi në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan.
Në fjalën përshëndetëse kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja teksa falenderoi organizatorin për këtë event, u shpreh se kjo traditë tashmë e makinave 4×4, do të vijojë edhe vitin tjetër për të promovuar zonat e bukura dhe terrenet malore që përfshin qarku i Elbasanit.
Gjithashtu, në përfundim të eventit, zoti Llatja shpërdau dhe disa kupa për liderët e grupeve të makinave 4×4, ndërsa nga ana e zotit Skënderi nuk mungoi një falenderim i përzemërt për Bashkinë Elbasan si dhe kompaninë Albanian Auto Market (AAM).