Altin Goxhaj: Kam marrë 38 mijë euro nga Sorosi. Ylli Rakipi: Ça thua, unë s'kam marrë kurrë kaq shumë para, maksimumi ndonjë biletë avioni

28 Shtator 2021, 18:47Sociale TEMA

Altin Goxhaj, avokati “anti-Soros”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka zbuluar se ka marrë edhe ai para nga Fondacioni Soros dikur, jo pak por plot 38 mijë euro.

Arjan Curri pyeti avokatin Goxhaj nëse kritikat e tij ndaj Soros, kanë nisur pasi fondacioni nuk i dha më para.

Altin Goxhaj: Jam autori i shkrimit të parë për Soros. Ky njeri nuk është as Nënë Tereza, as biznesmen, as filozof, por duke financuar elitat e botës, ka fuqinë të rilindë ose të shkatërrojë një komb.

Arjan Curri: Ju s’keni marrë fonde nga Soros?

Altin Goxhaj: Kam aplikuar për projekte.

Arjan Curri: Si mund të kërkoni para nga ky njeri ju?

Altin Goxhaj: Kur konstatova në zyrat e Soros, planin për të shkatërruar shoqërinë civile si hapin e parë drejt politikës…

Arjan Curri: Nuk keni hatërmbetje që nuk keni marrë më para?

Altin Goxhaj: Unë kam marrë, po.  Pse duhet të bëhem mercenar, që kush më paguan të bëhem unë kundër vendit?

Arjan Curri: Si mund të shash një person që të jep para?

Altin Goxhaj: Nuk duhet ta akuzosh një njeri, pse ke marrë paratë? Kam marrë paratë në fillim, kur kam konstatuar informacionet, jam larguar. Drejtori më ka thënë do të gjëjë e keqja. Unë kam shumë padi nga ky network sot.

Arjan Curri: Thonë që është hatërmbetje, se nuk i dhanë më lekë.

Ylli Rakipi: Deri kur ke marrë lekë?

Altin Goxhaj: Deri në vitin 2001. Kisha 38 mijë euro nga Soros.

Ylli Rakipi: Ua, ne s’kemi marrë kurrë kaq. Unë kam qenë botues, mund të kem marrë ndonjë biletë avioni,  por kurrë këto shifra.

Altin Goxhaj: Nga 94 deri në 2001 organizatat që kam drejtuar unë kanë marrë 38 mijë euro, unë si Altin, nuk kam marrë rrogë, vetëm ndonjë biletë avioni.

14 komente në “Altin Goxhaj: Kam marrë 38 mijë euro nga Sorosi. Ylli Rakipi: Ça thua, unë s’kam marrë kurrë kaq shumë para, maksimumi ndonjë biletë avioni”

  1. Pilo Lala says:

    E pabesueshme, Altin Goxhaj ka marre 38 Mije Euro nga Sorosi.
    E imagjinoni cfare njerez lyrash jane keta, qe marrin para, dhe pastaj te sulmojne deri ne brezin e shtate?

  2. E mbajne edhe veten per intelektual e lypsare says:

    Cfare plehrash ka ky vend.

    1. Plehrat e Shqiperise says:

      Plehra idiote…

  3. Elektorati Gri says:

    Eshte e thjeshtë fare or Altin loqja. Tek ty nuk u investua me sepse nuk kishe te ardhme se je “dudum”, te tjeret vazhduan te investohen… pastaj ti e kuptove qe Sorros ishte armik I popullit tend….bravo, heronj si ty na duhen

  4. Loku says:

    Nuk kultivohet idjoti. Kot ka shpenzuar Sorosi fondet.

  5. qytetar says:

    Pra Ylli vlen sa nje bilete avioni !?
    Mire qe nuk ka pranuar byrek.

  6. Pilo Lala says:

    40 mije dollare ne Shqiperi , ne ate kohe qe ka marre ky Goxhaj, eshte rroge e majme per mbi 10 vjet.
    Cfare jane keto plehra, qe te pakten tja dine per faleminderit qe e ka bere te pasur kete morr.

  7. Scorpion says:

    Vid vid vid vid…. ehe, e degjova pak ne emision, asnje pellumb nuk i kishte mbet n’kafaz. Gjynah, nuk mund ta urresh, vec ta meshirosh!

  8. Sali Protopapa says:

    Po mire ktheja mbrapsht e foli kunder sa te doje qejfi.
    Po nuk jeni nga ata ju.

  9. ana says:

    Ti thuash gomar te vjen keq sepse ofendon kafshen e shkrete.

  10. Alb says:

    Ore dakort po ky sorosi pse investon te te gjith dhe sa mundesi ka qe.keto investime dhe ky lek i modh te perdoret dhe per qellime negative apo kjo seshte e mundur thjesht na intereson pse shan altini nje koqe qe.krijon tema sa.me.heq mendjen nga problemi kryesor. Sa politikan ne shqiperi kan perfituar nga fondacionet e sorosit.

  11. Media mire bën që i nxjer këta ORDINIERE , të pakten kështu vetë diskretitohen , njëri thotë kam ngrëne nje pilaf , njëri thotë nje paçe , tjetri hiç një biletë avioni , s’është ndonjë gjë e madhe , më KRENAR ështe ky që e ka shitur bythen për 38 mije dollare , jo si këta që janë shitur për një qofte !

  12. Ari says:

    Aman, o Ylli RAKIPI, ke 30 vjet qe surratin tend shikojme cdo dite…Leri me te rinjte te shprehen, se ty te dime kush je dhe cfare mendimi dhe mendje ke e do te kesh..

  13. Nje mergimtar says:

    Altini thote se ka marre deri ne 2001-in 38-mije euro.Euro eshte futur ne qarkullim ne 2002-in,pra sasia e parave te marra mund te jete ne monedhe tjeter.A mund te thote ky njeri se perse nuk e vazhdoj bashkepunimin me Sorosin,ku ishte qejfmbetja,cfar te keqiash pa per vendin qe te jete me i besueshem.Mos valle Sorosi pa tek keta njerez abuzime me fondet e dhena dhe e nderpreu financimin?Ai qe ka parime ne jete nuk pranon as nje bilete avioni e jo me shuma te tilla.Kjo historia e organizatave jo qeveritare,te perfshira ne pervetesime parash,pa transparence eshte e njohur ne Shqiperi.Shume nga drejtuesit e ketyre shoqatave jane bere si sheike pa asnje aktivitet ne dobi te shoqerise.Eshte detyre e organeve te drejtesise te verifikoj se nga i kane keto te ardhura keta”Drejtus shoqatash”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje