Grisja e fletëve të votimit në Kuvend, Lindita Nikolla: S’e prisja nga Açka, kisha pritshmëri krejt të tjera për çfarë ajo përfaqëson

28 Shtator 2021, 10:33Politika TEMA

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla  tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte ndjerë jo mirë kur deputetët e Partisë Demokratike grisën fletët e votimit, aq më tepër kur e gjitha filloi nga një zonjë.

E para që grisi fletën e votimit për kryetaren e re të Kuvendit ishte Flutura Açka.  Nikolla tregoi se kishte pritshmëri komplet ndryshe për të dhe figurën që ajo përfaqëson.

“U ndjeva jo mire, ligshtë do thosha, teksa shikoja kolegët e mi, zonja dhe zotërinj të zgjedhur nga populli për t’i përfaqësuar ata, në një skenë që nuk ishte etike. U ndjeva keq posaçërisht kur rasti e deshi për fat të keq që e para që e bënte këtë veprim të ishte një zonjë, Flutura Açka. Unë kisha pritshmëri krejt të tjera për çfarë ajo përfaqëson,” – u shpreh Nikolla.

4 komente në “Grisja e fletëve të votimit në Kuvend, Lindita Nikolla: S’e prisja nga Açka, kisha pritshmëri krejt të tjera për çfarë ajo përfaqëson”

  1. Ilirjan says:

    E sakte, edhe une e mendoja dicka, dikushi kete Acken… nje tullumbace qe shfryu veten ne rastin me te pare.

  2. Gazetarja says:

    Por cfare pret nga Fluturakja , aman ! Shihe ne surrat dhe nuk ka nevoj te mendohesh me gjate . Nje shemtire ( jo ne kuptimin e bukurise ) ne te gjitha !

  3. Velo says:

    Po është në rrjesht tani Flutura, duhet të zbatojë komandën që i jepet. Nuk ke liri veprimi dhe të drejtë fjale në rrjesht.

  4. Unë says:

    E keni pasur gabim Znj. Nikolla që keni pasur pritshmëri tjetër për atë lloj robi! Shikoi fytyrën, caktoi detyrën! Ajo është kokrra e idiotes, një pseudointelektuale, rob i pështirë e delirante, fytyrë e keqe e karrieriste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje