Rufat Rama, babai i Aldi Ramës ka folur për ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Lezhë ditën e djeshme, ku humbi jetën oficeri i krimeve Saimir Hoxha. Babai i të riut që ekzekutoi efektivin në krye të detyrës fajëson shtetin se po vret rininë me varfëri e papunësi. Në një lidhje me telefon për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se Aldi nuk ishte një fëmijë I dashur dhe jo kriminal.
“Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali.
Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti. Nuk mundet të mbyllet një fëmijë në shtëpi pa bukë.
Nuk kam asgjë cfarë të them, jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet të shiheshin këto gjëra të djalit tim. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar me gjakftohtësi sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë se si u sollën. Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Aldi ka qenë fëmijë shumë i mirë, vuante nga padrejtësia.
Nuk mund të flas me gjyshërit, nuk mund t’i dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor, të shkojnë këta gazetarët të shohin ku jetojnë. Jetonte në një dhomë me prindërit e mi. Nëna ime 90 vjeçe gatuante një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy… Ata e rritën Aldin, ka qenë i dashur, nuk ka qenë kriminel. Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Fëmija ka qenë i dashur, i vetmuar, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe. Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bëjë…
Shikoni a ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. I thashë ma merr djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë sot vuaj për këtë gjë. Por të dyja ngjarjet, u vra një baba e një fëmijë… E shikoni çfarë bëhet? I kam thënë djalit të vogël do të vij të të marr, por mos rri me atë shoqëri atje. Mendoja do shkel ligjin që të punonte, sot do ishte dhe polici dhe djali im gjallë. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk shkel në Shqipëri, nuk ia njoh shokët.
Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë ngushëllime… Nuk di cfarë t’i them familjes që ka humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër”, u shpreh ai.
Boo…..babai qenka super i artikuluar. Shprehet me mire se sa analistet apo opionistet tane.
Me vjen keq per dhimbjen tende!!!
Pravo baba.Fjale te mira na the.E ka fajin shteti,e ka lene pa pune:cfar pune ke qef t,ti gjente shteti.Cfar profesioni kishte djali juaj.Te kultivonte hashash.Mire thua qe kishte faj shteti por ti si e edukove,Keto mendje si mendja jote i marin femijet ne qafe;ska pune,ska buke,ska makine dhe ata marrin aventura.Nuk na thua cfar pune do te bente ne Greqi,do punonte mesues, doktor apo inxhinjer.Ne bujqesi do te punonte,blektori,ndertim,pastryes apo cdo lloj pune.Po keshtu ka dhe ne shqiperi,por ne po i edukojme keq brezin e ri.Cdo gje e presin nga ne prindrit ,shteti dhe ata detyrimishte ate rruge do te marin,rrugen e parazitizmit dh perfundoje ne vrasje sic perfundoj yt bire,duke marre nje famijle ne qafe qe nga gruaja femijet etj.
Ka vepruar si terorist karshi komisarit qe eshte sjell si prind jo si polic .
O farë e keqe, kush ta ka lënë djalin të varfër dhe të vetmuar, shteti apo ti dhe jot shoqe që i bëtë kokën?
O katundare pse shteti eshte responsable per edukacionin e femijes tende.
Ti qenke me kriminele se femija askushe nuk ka te drejte te mbajs arme askushe nuk ka te drejte te vrase policin nuk dua te theme qe polici eshts engjell po nuk ke te drejte ta qelloshe si perfundime MUTE FEMIJA KAKE I JATI VARRI MUTE TI VEHET KETIJE KRIMINELI
21 vjeç dhe me arme!!!!!???
rrofsh or Sali qe i ben thirrje popullit te armatoset dhe te vrasin njeri tjetrin
Dhe ti Sali te gezosh jetenm ne Vilen e Lalezit.
Po çfarë bëre për ta edukuar fëmijën? Si kafsha që e pjlel e mban ca kohë dhe e lë rrugëve. Madje kafsha bën më shumë se ç’ke bërë ti sepse pret sa të bëhet i zoti i vetes e pastaj e lë të lirë.
Te gjithe te varferit, te papunet, e te vetmuarit paskan te drejte te vrasin sipas ketij idiotit.