Mjekët e spitalit të Traumës të cilët kanë parë nga afër gjendjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha janë të bindur se ai ka kryer vetëvrasje.
Ata thanë në ABC se plumbi që i ka prekur pjesën anësore të ballit ka rezultuar fatal për Aldi Ramën.
Që prej mbrëmjes së djeshme, kur i riu është transferuar në spitalin e Traumës, asnjë prej familjarëve apo miqve të tij nuk është paraqitur për të mësuar në lidhje me gjendjen e tij.
I riu kishte një të kaluar mjaft të vështirë. Prej vitesh ai jetonte në shtëpinë e gjyshërve pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, ndërkohë që i ati ndodhej në burg.
Nga familje plerash plera dalin, fajin e ka drejtesia e ndyre qe i leron keta kriminel…
Do zoti e kanë ekzekutuar mortjen. Po kuçedra e viçidolit, kur do “vetëvritet”?