"S'ke shanse të më kontrollosh ti mua": Çfarë i tha Aldi Rama policit pak sekonda para se ta qëllonte për vdekje

29 Shtator 2021, 09:56Kronika TEMA

Pas një informacioni të marrë, policia e Lezhës u nis dje për operacion në një parcelë kanabisi.

Nënkomisari Saimir Hoxha bashkë me dy pjesëtarë të patrullës kundër kultivimit të kanabisit shkoi menjëherë në vendngjarje.

Gjatë operacionit ata asgjesuan mbi 100 rrënjë kanabisi dhe më pas pikasën një automjet, brenda së cilit ndodheshin tre persona.

Pasi ndaluan mjetin, policia i kërkoi dokumentet shoferit dhe më pas zbritën edhe pasagjerët.

Ndërkohë, vrasësi i Hoxhës, Aldi Rama refuzoi të zbresë nga automjeti.

“S’ke shanse të më kontrollosh ti mua,” mësohet t’i ketë thënë Rama nënkomisarit, para se të nxirrte armën dhe ta qëllonte për vdekje.

6 komente në ““S’ke shanse të më kontrollosh ti mua”: Çfarë i tha Aldi Rama policit pak sekonda para se ta qëllonte për vdekje”

  1. FLOP says:

    Te papare jeni. Si e mesuat se cfare i ka thene nje i vdekur, te vdekurit tjeter?

  2. God-less Commies says:

    …..i ndjeri nuk deshmon dot por ne TemA mesojme se cka tha i ndjeri…..
    =
    merren me nje vrases duke harruar dhe injoruar fusha dhe male plot hashash jo vetem ne Lazarat por ne gjithe Shqiperine qysh kuri mori frenat e pushtetit PPSH me ne krye xhaxhin Edver.

  3. Polici says:

    Keto jane pasojat qe na la “heroi” Klodian Rasha. Jane bere te paprekshem shurraket nga policia. Polici ka frike te nxjerr armen dhe ka frike te bej detyren se e bejne kriminel gazetaret, ministri i vet dhe kryeministri. Ka shkuar njeri tek shpia e ketij policit? Eshte polici i dyt qe vritet ne Lezhe. Shtet i dhjere.

  4. Eh ehhh says:

    Police te papergatitur te trajtojne nje kriminel
    Gjynah

  5. Une says:

    Dhe thone pastaj qe nuk duhet denimi me vdekje!?

  6. Labi says:

    Nuk eshte te polici shkrete qe shkoj te bej nje detyre normale per kontroll droge,ne mes te Tiranes shikon se si sfidohet policia nga disa cinak halabak,nje polic nuk mundet nje makine per shkelje rregullave te qarkullimit ta ndalohe,mjaft nje kafe te pish per 10 mon te rruga nga shkolla baletit deri te ish tregu elektrik dhe shikon fytyren e vertete te shtetit. Nese do zbatohej ligji shteti nuk do kishte nevoje per te ndare miliona per policine pasi buxheti policise do mbushej me gjoba,nuk do kishim ket trafik ne Tirane pasi 50% e shofereve nuk do kishin patente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje