21-vjeçari Aldi Rama, personi që qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha ditën e djeshme, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra pasi tentoi të vetëvritej.
Prej ditës së djeshme ai gjendej i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje kome si pasojë e lëndimeve në kokë.
Për nënkomisarin ka nisur puna për shpalljen Dëshmor i Atdheut.
“Ngjarje te tilla nuk mund të na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë”, tha dje ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Pasi vrau oficerin e Policisë, Aldi Rama nuk iu dorëzua Policisë, por u vetëplagos dhe u transportua në spital në gjendje kritike, ku sot ka ndërruar jetë.
Nje mendim ndryshe.
Ngushellime familjes se policit. por keqardhje per nje 21 vjecar i cili ne jeten e tij plot tronditje vjen dhe ky fund. Kush eshte prind e di .Kush ka zemer duhet ta ndjeje.
Polici ishte nje punonjes i zyres se krimeve ne lezhe , nje qytet i vogel ku njerzit njihen nje per nje. Besoj polici e ka njohur se me ke kishte te bente, ajo thenia se eshte thirrur ndal policia e shtetit , dhe kerkohen dokumentat ose eshte nje budallek i pasvdekjes ose nje budallek policie. Si ka mundesi qe zyra e krimeve nuk identifikoi se ishte pikerisht alo Rama 21 vjecar , perdorues i narkotikeve, shites i narkotikeve, i dhunshem , ne arrest shtepie ( objekt parsor i policise ) por veproi si ta kishin derguar per here te pare ne sherbin ne nje vend te huaj. Jo jo . Ai e njohu, e dinte por nuk besoi e quajti nje kalama qe s te bente gje. Nderkohe ai qe femije ishte rritur pa familje e me dhunen e policise sa here nuk i eshte pershtatur. Me shume me duket se ka veprime fodulle se profesionale. Le te ju vije keq dhe per kete 21 vjecar qe per faj te shoqerise behet vrases dhe vetvrases.
Pordhë me rigon, si u qënka vetëvrarë? I këputën një koqe plumb aty mos tu nxirrte ndonjë të palarë në gjyq.