Polici në Lezhë u vra gjatë kontrolleve për kanabis, ky është i dyshuari që është shpallur në kërkim

28 Shtator 2021, 11:42Kronika TEMA

Personi i dyshuar për vrasjen e oficerit të Krimeve, Saimir Hoxha në Lezhë quhet Aldo Rama.

Personi me origjinë nga Elbasani, është vënë në kërkim dhe fotoja e tij u është shpërndarë të gjithë forcave policore dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Për arrestimin e Ramës, në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në kërkim është edhe Selim Rama, i cili sipas gjendjes civile rezulton të jetë i vëllai i të dyshuarit kryesor.

Aldo Rama dyshohet se qëlloi me armë zjarri këtë mëngjes efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.

“Rreth orës 10:30 , në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.”- bëhet me dije nga Policia.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

3 komente në “Polici në Lezhë u vra gjatë kontrolleve për kanabis, ky është i dyshuari që është shpallur në kërkim”

  1. Ngushellime Familjes se pollicit Hoxha.
    nga ana tjeter duhet pohuar se ishte budallallek te vritesh per ca shkurre ?
    po c’tu desh more hajvan ne uniforme
    qe hyn me vjedh ne bahcen e tjetrit .

  2. Lani says:

    Ata qe merren me drogën janë bërë bashkëpunëtorët e qe erisë në ndërtimin e kapitalizmit shqiptar. A ka njeri prej atyre që ndërtojnë hotelet e pallatet shumëkatëshe të Tiranës që të mos jetë marrë me biznesin e drogës e të pastrimit të parave që buron prej saj ?! Është naive të besosh se politika jonë ka ndonjë strategji tjetër për zhvillimin e ekonomisë së vendit përveç se nëpërmjet partneritetit me llumin e shoqërisë shqiptare?

  3. Tonin says:

    Po’ pse shani mor palaqo keq e mire Ka ik jet njeriu. Ku i merr ti konfidencat me Sha nje njeri te ndjer. Bab i 2 femijve te vegjel dhe nje Djal shembullor. Ishalla te ndoll diqka e till ne familie mor pis te del nje nga kto krymat e shoqeris e te qon per lesh. E pastaj Edhe per ty do shkrujn po’ qtu desh mor mut..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje