Një grua, e cila do të udhëtonte nga areoporti i Rinasit, u kthye pas nga policia kufitare, pasi skaneri i gjurmoi në çantën e dorës një send të dyshimtë, që kur u kontrollua rezultoi se ishte i ndaluar për t’u transportuar, pasi ishte një fishek. Sipas burimeve të Gazetasi.al, e reja me inicialet X.B. , e moshës 25 vjeçe, refuzoi të japë shpjegime në polici.
Një agjent i policisë e pyeti të renë, me status e divorcuar, se cilat ishin shkaqet që ajo po udhëtonte me një fishek në çantë , por ajo mësohet të jetë përgjigjur: “Refuzoj të jap shpjegime pa praninë e një avokati mbrojtës dhe ndaj do të hesht”.
E dyshuara, sipas policisë, nuk u arrestua, por sakaq ajo u kthye pas për shkaqe hetimore dhe siç rezulton nga policia kufitare, ajo pritet të hetohet për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal.
Gjatë këqyrjes, tha një burim pranë komisariatit të Rinasit, punonjësit e sigurisë në areoport e kontrolluan fizikisht 25-vjeçaren, pasi u konstatua në skaner një send i ngjashem me një fishek.
Më pas, nga verifikimi i personalizuar, doli që sendi ishte një copë fishek i ngjashëm me ato të pistoletës dhe në pjesën e gëzhojës, u konkludua që është i kalibrit 7.65.
E reja, me inicialet X.B., ka kundërshtuar të japë shjegime, – tha një burim policor i Gazetasi.al, me pretendimin se “do flasë në një moment tjetër të dytë, pasi të jetë e shoqëruar nga një avokat mbrojtës”.
Për policinë, mbetet e paqartë dhe nuk mund të shtojë asnjë detaj, nëse e reja e kishte harruar në çantë fishekun, apo e ka marrë qëllimisht, më e pakta për ta mbajtur relike nga vendi i saj.
Zakonisht OPGJ në të tilla raste, pa bukë, përtojnë të marrin deklarimet me shkrim dhe sugjestionojnë pyetjen që ti ke të drejtë për avokat por edhe mund të përgjigjesh një herë tjetër….