Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 10 persona, pasi një natë më parë morën pjesën në protestën para kryeministrisë kundër vaksinës me detyrim në vendin tonë.
Kështu, pas protestës së zhvilluar të shtunën tek sheshi “Nënë Tereza” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” policia ka nisur procedimin ndaj organizatorëve, mes tyre dhe avokati Altin Goxhaj.
Personat e proceduar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Të proceduarit janë A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.
Vaksina duhet bere. Por jo me detyrim. Shume njerez nuk do ta bejne vetem sepse i detyron. Nuk mund te detyrosh njeri qofte edhe per te miren e tij te marr nje ilac.
Vaksinimi është detyrim për këdo që e quan veten Njeri. Ndryshe ata që janë kundra, të hyjnë në kafaz kafshësh të pabindura. Nuk ka pse shumica e vaksinuar tashmë të infektohet, të vuaj deri e të vdesë nga pakica kundërshtuese, që me çfarë pretendon dhe vepron dhunshëm, është kafshërore…