Në një intervistë për televizionin francez TV5 Monde, kryeministri Edi Rama është pyetur për luftën ndaj korrupsionit, si një nga kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësim.
E në këtë aspekt, duke kujtuar dënimin me 2 vite burgim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama tha se pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe vendi po bën luftë të hapur kundër korrupsionit.
Pyetje: Brukseli e ka bërë luftën kundër korrupsionit një kusht për anëtarësim. Në Maj, një ish-drejtues i Prokurorisë u dënua me 2 vite burg. Po ju a përsëris pyetjen, a është Shqipëria e pajtueshme me Europën në varësi të asaj çka ju kërkon Brukseli?
Kryeministri Rama: Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë.
Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e së drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës. Së pari nuk jemi një përjashtim në Europë.
Së dyti, po të flasim për sasi jemi ndër vendet me sasi më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme në këtë drejtim.
Ikja e LLalles pa i hyre ferre ne kembe tregon se sa i korruptuar eshte ky vend.Njoftohen ata qe duhet te hyjne ne burg qe te ikin nga vendi!Tallja me e madhe per kete popull!Ky eshte vetingu?