Krim në familje në Lushnjë, vëllai qëllon me armë vëllanë

24 Shtator 2021, 08:37Kronika TEMA

Një 65 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në territorin e jashtëm të banesës së tij në Lushnje rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Faik Veliu, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit në kohë u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65 vjeçarit. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje