“Llalla do kërkojë azil në një vend që nuk pranon ekstradimin”.
Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetarja Anduena Llabani teksa fliste për dënimin e ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.
Siç u shpreh Llabani, ish-prokurori i përgjithshëm nuk është treguar naiv, por ka marrë si provë për të kërkuar azil dokumente të cilat vërtetojnë shantazhet dhe kërcënimet që ai ka marrë gjatë kohës që ushtronte detyrën.
“Si provë për të kërkuar azil, Llalla nuk është treguar naiv. Ai ka marrë dokumente të cilat vërtetojnë shantazhet dhe kërcënimet që ai ka marrë gjatë kohës që ushtronte detyrën, si dosja me emra për kërcënimin nga amerikanët për mbylljen e çështjes hetimore ndaj Bankers, si dhe kërkesën për arrestimin e Metës”, tha Llabani.
uau,kjo po që është një mënçuri!!
si i ka shku në mëndje kësaj??
unë kujtoja se do kërkonte azil në amerikë a në shkodër!!
duhet të jetë shumë e qutë kjo goca!!
mos e lini tju shpëtojë!!
kjo me siguri e di se si del njeriu nga uji??
i lagur apo i thatë!?
vë bast se asnjë nga ne të tjerët nuk gjejmë dot!!