I vuri flakën mbeturinave në oborr, 52-vjeçari djeg shtëpinë e komshiut

25 Shtator 2021, 10:11Kronika TEMA

Një 52-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia për shkatërrim të pronës me zjarr.

Në pranga ka rënë J.M. 52 vjeç banues në Kullë të Durrësit. Një ditë më parë, 52-vjeçari po digjte mbeturina në oborrin e shtëpisë së tij, por zjarri doli nga kontrolli dhe dogji banesën e fqinjit me iniciale I.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje