U spiunua nga fqinjët, prangoset 33-vjeçari që mbante armë në shtëpi

26 Shtator 2021, 15:28Kronika TEMA

Policia e Shkodrës bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët, kanë arritur të godasin një rast të armëmbajtjes pa leje.

Autoritetet sqarojnë se pas denoncimit kanë shkuar në banesën e S.M. dhe kanë gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis.

Pas zbulimit të armës dhe drogës, policia bëri arrestimin e 33-vjeçarit, i cili do të akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1 komente në “U spiunua nga fqinjët, prangoset 33-vjeçari që mbante armë në shtëpi”

  1. Ladi says:

    Nuk e kuptoje pse thuhet: U spiunua nga…., kur duhet te thuhet- U kallezua nga ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje